Njeriu jeton jo vetëm jetën e vet personale, por, me vetëdije apo pa vetëdije edhe atë të epokës dhe të bashkëkohësve të vet dhe, edhe në qoftë se do të ishte i prirur që bazat e përgjithshme dhe jashtëpërsonale të ekzistencës së tij t'i shihte si të dhëna në mënyrë të vetëkuptueshme, si edhe të ishte aq larg idesë për t'i kritikuar, siç ishte Hans Kastorpi shpirtmirë, do të ishte sidoqoftë gjithsesi e mundshme që ai t'i ndjente ashtu turbull mungesat dhe ndikimet e tyre në vetëndijimin e tij moral. Njeriut të veçantë mund t'i vegojnë para syve shumë qëllime, pikësynime, shpresa, perspektiva, prej të cilave ai merr shtysa për sforcime dhe veprimtari më të vrullshme, por kur jashtëpersonalja përreth tij, koha vetë, me gjithë përpjekjet e tij, u heq motivimin shpresave dhe perspektivave, në qoftë se ajo i shfaqet si e pashpresë, pa përspektivë dhe pyetjeve dhe pyetjeve të vëna, me apo pa vetëdije, por sidoqoftë të vëna në ndonjë mënyrë mbi kuptimin fundor, më tepër se personal, të të gjitha sforcimeve dhe veprimatarive, ajo u vë përballë një heshtje të shurdhër, kjo gjëndje e gjërave do të ushtronte një farë ndikimi paralizues qoftë edhe mbi karakteret më të mirëfilltë njerëzorë, ndikim i cili, përtej shpirtit dhe moralit, do të mund të shtrihej edhe mbi pjesën fizike dhe oraganike të individit. Për të qenë i gatshëm për një sforcim të madh, që sidoqoftë e kalon masën e atij të zakonshmit, pa qenë në gjëndje që t'i japë një përgjigje të kënaqshme pyetjes përse?, për këtë duhet ose një vetmi dhe pastërti morale që është e rrallë dhe e një natyre heroike, ose një vitalitet shumë i shëndoshë. Hans Kastorpi nuk e kishte as njërën, as tjetrën dhe nuk mund të ishte pra, veçse një i rëndomtë, ndonëse në një kuptim tepër pozitiv.
Thomas Mann